Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një grua raportohet e zhdukur në Gjakovë

NULL NULL
11.02.2026 09:06

Një grua është raportuar e zhdukur në qytetin e Gjakovës që nga 8 shkurti.

Siç njofton policia, ajo ka dalë nga shtëpia që nga ajo ditë, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, transmeton klankosova.tv.

Organet e rendit tanimë kanë nisur hetimet për të gjetur viktimën.

“Me 10.02.2026 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

lajme të ngjashme