Një grua qëllohet me armë zjarri, përderisa ishte në veturën e saj, në Mitrovicë të Veriut NULL NULL 18.02.2023 08:59 18.02.2023 08:59 Një grua është plagosur në këmbë nga persona të panjohur, të cilët kanë shtënë drejt saj , përderisa ajo ishte në veturë, në Mitrovicë të Veriut. Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes, në rrugën “Filipa Visnjiqa”, njofton Klankosova.tv. “Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare, e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30, përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga persona të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 18 orë më parë