Një grua në Lipjan raporton në polici se vjehrra e ka rrahur dhe s’po e pranon në shtëpi NULL NULL 06.07.2024 11:55 06.07.2024 11:55 Arkiv: Uniforma e Policisë së Kosovës Një grua ka raportuar në polici se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi dhe para disa ditësh e kishte rrahur. Policia ka bërë të ditur se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar. “Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht”. “Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.