Një fushë basketbolli për LeBron James në setin filmik? NULL NULL 04.04.2019 15:47 04.04.2019 15:47 Disa media në SHBA po raportojnë që në setin filmik të “Space Jam Two”, ku protagonist do të jetë ylli i basketbollit, LeBron James, do të ndërtohet një fushë e basketbollit enkas për të. Kjo pasi që ky film do të xhirohet pas përfundimit të këtij sezoni të NBA-së, dhe atij i nevojitet që të ushtrojë për sezonin e ardhshëm gjatë pauzave të xhirimeve. Për ata që e përcjellin James, e dinë se ai ka një regjimen të rreptë dhe intensiv të ushqimit dhe ushtrimeve andaj kjo nuk vjen si një befasi e madhe pasi që për tetë vjet James e ndjek atë regjimen. Ky sezon tashmë ka përfunduar për yllin e Los Angeles Lakers pasi që klubi i tij nuk ka arritur ta sigurojë playoff-in, andaj do t’i bie shumë gjatë që të pushojë.