Një foshnjë e porsalindur gjendet e vdekur te parku në Prizren, policia nis hetimet për vrasje NULL NULL 25.11.2023 20:44 25.11.2023 20:44 Një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se se rasti është duke u trajtuar si “Vrasje e foshnjës së porsalindur”. “Policia në Prizren ka pranuar një informatë, nga një dëshmitar, se në afërsi të Parkut të Qytetit, gjendet një trup i pajetë. Bëhet fjalë për një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi. “Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës”. “Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 7 orë më parë