Një djalë në Graçanicë rrah babanë dhe vëllanë e tij NULL NULL 05.03.2025 10:10 05.03.2025 10:10 Një djalë në Graçanicë ka rrahur babanë dhe vëllanë e tij. Policia ka bërë të ditur se pas kësaj, i dyshuri është larguar në drejtim të panjohur, përcjell Klankosova.tv. “Dy viktima dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali, përkatësisht vëllai i tyre mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.