Një ditë pas sulmit në veri, Vuçiq e pret në zyrë ambasadorin rus në Beograd NULL NULL 25.09.2023 11:02 25.09.2023 11:02 Aleksandar Botsan Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq një ditë pas sulmit në veri ku u vra një polic i Kosovës ka pritur në zyrë, ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko. Bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse Alexander Botsan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv. Ai mes tjerash thotë se e ka infromuar të dërguarin e Moskës në Beograd për siç tha “faktin se në Kosovë po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e pjesës së bashkësisë ndërkombëtare”. Në veri të Kosovës, konkretisht në Banjskë të Zveçanit të dielën ndodhi një sulm për pasojë të cilit vdiq polici Afrim Bunjaku dhe u vranë tre nga sulmuesit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy aksidente sonte në kryeqytet, njëri në "Veternik" e tjetri në "Kodrën e Trimave" (VIDEO) 04/07/2025