Një delegacion i Parlamentit Evropian për vizitë në Serbi NULL NULL 02.12.2019 08:49 02.12.2019 08:49 Delegacioni i Lartë i Parlamentit Evropian (PE), i kryesuar nga Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, Raportuesi i PE-së për Serbinë, Vladimir Bilchik dhe Kryetari i Grupit të Partisë Popullore (EPP) Manfred Weber do të qëndrojnë në një vizitë dyditore në Serbi. Siç është njoftuar, delegacioni do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe do të ketë takime me zyrtarë të tjerë, kryetaren e Kuvendit Maja Gojkoviq dhe përfaqësues të opozitës, transmeton Klan Kosova. Blic mëson se bisedimet do të përfshijnë negociatat e vazhdueshme midis autoriteteve dhe opozitës në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Raundi i tretë dhe i fundit i negociatave, pas dy raundeve në tetor dhe nëntor, pritet në dhjetor, dhe do të drejtohet nga eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 23 minuta më parë