Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një burrë sulmon dhe rrah kryeministren daneze

NULL NULL
07.06.2024 22:42
Kryeministrja e Danimarkws, Mette Frederiksen
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Një burrë ka sulmuar dhe rrahur kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, në një rrugë në Kopenhagë, raportoi transmetuesi danez TV2.

Sulmuesi është arrestuar, sipas raporteve, shkruan Politico.eu, përcjell Klankosova.tv.

Incidenti vjen dy ditë përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e BE-së.

Dhuna është bërë një temë në të gjithë Evropën gjatë fushatës.

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico po shërohet nga një tentativë për vrasje nga një person i armatosur, ndërsa eurodeputeti socialdemokrat Matthias Ecke u rrah gjatë fushatës në Gjermani.

Sipas policisë, një politikan nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë u godit me thikë të martën nga një i dyshuar që mbante një kuti prerëse në Manheim në jugperëndim të vendit.

lajme të ngjashme