Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një burrë i shkon në shtëpi Rihannës për t’i propozuar martesë, ndërhyn policia

NULL NULL
25.03.2023 11:14
Rihanna
Rihanna

Autoritetet u thirrën në shtëpinë e Rihannës në Beverly Hills, pasi një burrë shkoi aty me qëllim për t’i propozuar martesë këngëtares shtatzënë.

Burri i paidentifikuar, i cili kishte udhëtuar nga Karolina e Jugut në Los Anxhelos, thuhet se u arrestua në pronën e saj rreth orës 12:30 pasdite për shkelje.

Sipas TMZ, ai u pa menjëherë nga ekipi i sigurisë së këngëtares i cili thirri policinë pasi ai u tha atyre për qëllimet e tij.

Rihanna
Rihanna

Zotëria u shoqërua më pas nga prona në pranga, ku u mor në pyetje dhe më vonë u lirua pasi u konstatua se nuk kishte shkelur asnjë ligj.

Edhe pse asnjë ligj nuk u shkel, atij iu kërkua të largohej dhe iu tha që të mos kthehej më në pronë.

Nuk dihet nëse Rihanna, partneri i saj, apo djali njëvjeçar ishin në shtëpi në kohën e këtij incidenti./prive

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme