Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një burrë humb pronën e tij në Prizren, u mashtrua nga një tjetër

NULL NULL
05.12.2025 09:57
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia ka raportuar një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit, që lidhet me pronën e një qytetari kosovar në Prizren.

Sipas informacionit zyrtar, prona e viktimës është transferuar te persona të tretë pa pëlqimin dhe dijeninë e tij, transmeton Klankosova.tv.

Hetimet kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari. Ai dyshohet se ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të Serbisë, duke shtuar të dhënat e viktimës për të realizuar mashtrimin.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

lajme të ngjashme