Një burrë gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë NULL NULL 14.07.2023 09:50 14.07.2023 09:50 Të enjten rreth orës 12:00, një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e personit në fjalë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Klan Kosova. “Shtërpcë 13.07.2023-12:03. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv