Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një 72 vjeçare gjendet e vdekur në bunar në Kçiq të Madh të Mitrovicës

NULL NULL
20.08.2019 15:02

Një grua 72 vjeçare në Kçiq të Madh të Mitrovicës e ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar.

Ngjarja është raportuar nga familjaret e viktimës dje rreth orës 12:00. Këta të fundit nuk deshën të flasin për Klan Kosovën duke thënë se nuk e dinë as vetë se si erdhi tek vdekja e më të dashurës së tyre.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në komunën e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes së 72 vjeçars.

“Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë arritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes se 72 vjeçares”.

Pas përfundimit të procedurave, në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

klankosova.tv

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.