Një 32-vjeçari i sekuestrohet pasuri prej 875 mijë eurove – i njëjti po vuan dënimin për vrasje NULL NULL 11.07.2025 14:55 11.07.2025 14:55 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë ka sekuestruar pasuri prej 875 mijë eurove, ku sipas njoftimit, i përkisnin P.P., 32-vjeçarit që aktualisht po vuan dënimin për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Bastisja u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”, transmeton Klankosova.tv. Pasuritë e sekuestruara, sipas policisë janë dy garazhe, një apartament, një sipërfaqe truall dhe një subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij. Derisa, puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera është ende në vijim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.