Një 23-vjeçar gjobitet me 150 euro, i tejkaloi tri automjete në vijë të plotë në Ferizaj NULL NULL 17.04.2023 21:43 17.04.2023 21:43 Tejkalim ne vije te plote Policia ka gjobitur një 23-vjeçar me 150 euro dhe dy pikë negative pasi u kap duke tejkaluar tri automjete në vijë të plotë në Ferizaj. “Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 12:58 në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e tri automjeteve në vijë të plotë. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.