Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një 20 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

NULL NULL
10.11.2020 20:29

Një 20 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vend të ngjarjes.

Kështu për Klan Kosova ka thënë Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe epikën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore”.

“Me gjithë përpjekjet, nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete. Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit”.

Borovci tha se rasti është duke u trajtuar si “vdekje e dyshimtë’.

“Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajetë është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.