Nistelrooy: Martial para Rooney NULL NULL 17.09.2015 14:59 17.09.2015 14:59 Ish-lojtari i Manchester United, Ruud van Nistelrooy ka thënë se adoleshenti, Anthony Martial mund t’i prijë vijës së sulmit të kësaj skuadre në këtë sezonë. Holandezi ka thënë se Martial edhe mund të ia zë vendin sulmuesit tjetër, Wayne Rooney. “Mendoj që Martial duhet të luaj si sulmuesi i parë, ndërsa menjëherë pas tij duhet të luajë Rooney. Do të ishte një sulm i frikshëm”. “Në një pozitë të tillë Martial do të mund të gjendej shumë mirë”, ka thënë Nistelrooy. Francezi kaloi në United në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Monaco për 36 milionë funta, duke u bërë adoleshenti më i shtrenjtë në histori të futbollit, transmeton Klan Kosova.