Nisma në Kuvend NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Deputetët e Nismës për Kosovën kanë nisur të mblidhen në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës. Në sallë janë edhe deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së. Në ndërkohë, deputetët e AAK-së kanë bërë të ditur më herët se nuk do të jenë pjesë e kësaj seance të thirrur nga partitë opozitare, njofton Klan Kosova. As deputetët e PDK-së nuk ndodhen në sallën ku mbahen seancat plenare në Kuvend, derisa ata janë mbledhur në zyrën e Grupit Parlamentar të kësaj partie. Duket se në seancën e thirrur nga partitë opozitare, ‘shpresa’ për kuorumin e mbajtjes së kësaj seance të jashtëzakonshme ishin pikërisht deputetët e Nismës, që tani shumica prej tyre janë në sallë. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare ishte paralajmëruar që të nisë në orën 19:30. Në ndërkohë, seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri ku pritej të votohej ekipi negociator për dialogun me Serbinë, u shty për një ditë tjetër, pikërisht për mungesë kuorumi.