“NISMA e mban fjalën” NULL NULL 25.02.2017 15:07 25.02.2017 15:07 Nisma për Kosovën ka shënuar sot trevjetorin e themelimit të saj, ku prezent ishin qindra pjesëmarrës, njofton Klan Kosova. Njëri nga themeluesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka thënë që drejtuesit e kësaj partie kanë mbajt fjalën e dhënë dhe i qëndruan besnik Kosovës, përderisa uroi trevjetorin e partisë. “Kosovës i duhen social-demokratët për t’u garantuar lirinë, drejtësinë dhe solidaritetin. Ka shumë punë për t’u bërë, për të jetësuar me dinjitet atë që e krijuam me flijimin e shumë gjeneratave” ka thënë Krasniqi. Ndërsa i pari i kësaj partie, Fatmir Limaj, tha se ndihet krenar me punën që kanë bërë duke theksuar inicimin për bashkim të opozitës dhe qëndrimin besnik ndaj parimeve të tyre. “Për 3 vite kemi kaluar shumë ngjarje që kanë dëshmuar nevojën për praninë e NISMA-s. Ne në parlament inkurajuam ndryshime në Kosovë, iniciuam bashkimin opozitar, e deputetët tanë nuk pranuan shantazhe e kompromise. Ne jemi krenar për grupin tonë i cili i qëndroi besnik votës dhe parimeve” deklaroi Limaj. Tutje ai ka thënë që po të pyesim qytetarët për NISMA-n, ata do të thonë që “e mbajnë fjalën” andaj edhe e kanë sloganin e tillë “Ne e Mbajmë Fjalën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025