Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin punimet dhe kolonat në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 03.07.2023 20:48
magjistrale Prishtine - Podujeve
magjistrale Prishtine - Podujeve

Nga java e kaluar u shtuan kolonat e veturave në rrugën drejt Podujevës.

Kjo pasi nisi puna në zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë në 5 llote të reja, me kosto prej 35.5 milionë euro. Puna për 15 kilometra parashihet të kryhet për 365 ditë pune, por llapjanët janë pak skeptikë për përfundimin e saj në afatin e paraparë, raporton Klan Kosova.

Rruga, që përfshin zgjerimin me 4 shirita deri në Bërnicë të Prishtinës, për podujevasit ka rëndësi jetike.

Punimet doli t’i shihte të hënën edhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi e kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi.

I pari i Infrastrukturës u zotua se punimet do të jenë cilësore, e kreu i Podujevës u shpreh i interesuar që ky projekt të jetësohet sa më parë.

Përveç zgjerimit, parashihet intervenimi edhe finalizimi i llotit të mëhershëm nga Lluzhani deri në hyrje të Podujevës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

lajme të ngjashme