Nisin hetimet për vërshimet në Pejë NULL NULL nga Albert Bajrami 11.07.2023 09:36 nga Albert Bajrami 11.07.2023 09:36 vershimet Peje Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore në rastin e vërshimeve që ndodhën mbrëmjen e 24 qershorit. Si pasojë e vërshimeve në Pejë vdiqën dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie. “Prokurori i rastit e ka autorizuar policinë që të mbledhë të gjitha provat lidhur me rastin. Jemi në pritje të raporteve, të cilat përcaktojnë nëse ka përgjegjësi penale dhe kush ka përgjegjësi penale”, tha Nikçi për Klankosova.tv “Shumë shpejt do të dalim edhe me njoftim zyrtar se çka kemi arritur të sigurojmë deri në këtë fazë”, theksoi ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.