Nisin hetimet për serbin e arrestuar për krime lufte në Kosovë NULL NULL 19.09.2017 11:02 19.09.2017 11:02 Hetimi kundër Bogdan Mitroviq i arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë ka filluar dje dhe do të përfundojë më 22 shtator, pas së cilës kohë prokuroria e Prishtinës do të vendos rreth asaj nëse paraburgimi i tij do të zgjatet. Kështu ka thënë avokati i tij, Dejan Vasiq për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”. Sipas tij, hetimi i Prokurorisë Speciale në Prishtinë filloi me ekzaminimin e dëshmitarit kryesor të prokurorisë, e që do të vazhdojë sot e deri më 22 shtator, transmeton Klan Kosova. Vasiq deklaroi se Prokuroria pastaj do të vendosë nëse do të zgjasë paraburgimin e Mitroviqit, i cili skadon më 28 shtator. Hetimi në rastin e tij filloi me dëshminë e Xheladin Sadikajt i cili përsëriti akuzat se Mitroviq e dëboi atë dhe familjen e tij në prill të vitit 1999, dhe ka kryer disa krime të tjera në bashkëpunim me paramilitarët. Sipas fjalëve të Vasiq, Sadikaj u pyet pse ai ka pritur gati dy vjet për të fajësuar Mitrovic tha se “ai nuk kishte besim në gjyqësorin e Kosovës, që misioni i EULEX-it dukej i zbehtë dhe ka menduar se ata nuk mund të zgjidhnin çështjen.” Gjykata në Prizren kishte vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 75 vjeçarin Bogdan Mitroviq. Ky i fundit u arrestua më 28 gusht në Suharekë nën dyshimet për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë, transmeton Klan Kosova.