Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nishani takon Ymerin dhe Kurtin

NULL NULL
02.06.2016 14:07

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i shtetit çmoi kontributin dhe rolin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje” në zhvillimet politike të Kosovës si dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike funksionale të shtetit më të ri në Ballkan.

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri dhe ish-kreu Albin Kurti ndan me presidentin këndvështrimet e tyre dhe të forcës politike që përfaqësojnë mbi zhvillimet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.

Nishani ritheksoi qëndrimin se çështjet me rëndësi madhore për të ardhmen e Kosovës, duhet të zgjidhen me maturi e urtësi politike, në qasje të plotë ligjore dhe në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës.

Kreu i Shtetit pasi vlerësoi përparimin e shënuar nga Kosova që nga dita e shpalljes së pavarësisë së saj, evidentoi intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore të gjithanshme mes dy shteteve.

Presidenti Nishani gjatë takimit, i garantoi udhëheqësit e Lëvizjes “Vetëvendosje” mbi përkushtimin e tij personal dhe institucional, si dhe atë të institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetje të vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë përpjekjeve të saj për t’u anëtarësuar sa më shpejt në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.