Nishani rrëzon Llallën për prokurorët shtesë NULL NULL 17.10.2015 23:19 17.10.2015 23:19 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka refuzuar të dekretojë emërimin e katër prokurorëve shtesë në Njësinë Anti-korrupsion në Prokurorinë e Përgjithshme, shkruan Shekulli. Bëhet fjalë për emërimin në krye të kësaj njësie në muajin shtator të prokurorëve Armand Gurakuqi, Anisa Qilimi, Enkelejda Minollai dhe Gent Osmani, si dhe të shefit që do t’i drejtojë ata, prokurorin Dritan Rreshka. Me përjashtim të Osmanit, që u transferua nga Prokuroria e Elbasanit te Krimet e Rënda, katër të tjerët u votuan nga Këshilli i Prokurorisë, e më pas u emëruan nga Prokurori i Përgjithshëm në strukturën që vijon të jetë e brishtë pavarësisht pritshmërive. Por, me sa po shikohet kjo lëvizje e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është cilësuar e përshtatshme nga presidenti, pasi asnjëri prej katër emërimeve nuk është dekretuar prej tij. Argumenti që rrëzon Prokurorin e Përgjithshëm e që me sa duket shfaq një marrëdhënie jo të mirë mes Adriatik Llallës dhe Nishanit, thuhet në rrugë jozyrtare të jetë mosndjekja e të gjitha kritereve për këto emërimeve. Kjo pasi për katër prokurorët, së pari duhej kryer shpallja e vendeve vakante te Krimet e Rënda e më tej ata duhet t’i nënshtroheshin konkursit. Megjithë refuzimin e presidentit Nishani për t’i dekretuar, Prokurori i Përgjithshëm ka zgjedhur t’i qëndrojë firmës së tij, duke i lënë ata tashmë si të komanduar në këtë detyrë, çka do të thotë se aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë me pëlqim vetëm prokurori Gentian Osmani dhe prokurori amerikan Gjon Junçaj./Shekulli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Situata me flakët në Shqipëri, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha 25 minuta më parë