Nis votimi për president të Maqedonisë së Veriut NULL NULL 21.04.2019 08:20 21.04.2019 08:20 Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Në shkollën fillore “Liria” dhe në atë “Adem Jashari” në komunën e Çairit janë hapur vendvotimet në mënyrë të rregullt, njofton Klan Kosova. Përfaqësuesit e shkollave kanë thënë se materiali zgjedhor ka ardhur ditën e djeshme dhe se gjithçka është në rregull. Të drejt vote kanë rreth 1 milion e 800 mijë votues. Të njëjtit do kenë mundësi ta ushtrojnë këtë të drejt deri në ora 19 në gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Derisa votuesit nëpër burgje dhe në diasporë e kanë ushtruar këtë të drejt gjatë ditës së shtunë Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025