Nis vendosja e barrikadave në veri (VIDEO) NULL NULL 26.05.2023 15:04 26.05.2023 15:04 Në Leposaviq, serbët lokalë kanë nisur vendosjen e barrikadave nëpër rrugë. Sipas “KosovoOnllajn”, qytetarët kanë vendosur barrikadë prej zhavorri në rrugën që të çon pikërisht në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, shkruan Klankosova.tv. “Pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq, qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës”. “Ata e ngritën barrikadën duke shkarkuar zhavorr nga njëra anë e afrimit drejt komunës dhe duke bllokuar kështu atë pjesë të rrugës”. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë