Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis takimi, Trump: Anglia vend i veçantë, Starmer njeri i veçantë

NULL NULL
27.02.2025 19:07

Ka filluar takimi mes presidentit të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Zyrën Ovale.

Me të nisur takimi, Trumpi tha se Anglia është “një vend i veçantë” dhe Starmer “njeri i veçantë”, transmeton Klankosova.tv.

Trumpi poashtu ka shtuar se do të udhëtojë në Britaninë e Madhe dhe pret ta shohë sërish kryeministrin anglez në një të ardhme të afërt.

Presidenti amerikan ndër të tjera ka treguar se ai dhe Starmer do të diskutojnë për shumë gjëra, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe tregtinë.

lajme të ngjashme