Nis takimi i Kurtit me partitë politike NULL NULL 28.06.2025 16:16 28.06.2025 16:16 Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti me partitë politike. Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, e cila po e përcjellë nga afër këtë ngjarje tha se nuk e ka parë të ketë hyrë në takim, të paktën nga hyrja kryesore, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun. Por, Bellagoshi tha se të pranishëm në hapësirat e kuvendit ku po mbahet takimi janë parë të jenë stafi të dy kryetarëve të të dyja subjekteve politike, PDK dhe LDK. “Nuk kemi parë të paktën në hyrjen kryesore që të ketë hyrë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e po ashtu atë të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, stafi i të cilit është i pranishëm jashtë kësaj salle, teksa kemi parë përfaqësuesit e disa prej partive të komunitetit joshumicë”, tha Bellagoshi, njofton Klankosova.tv. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur përpara takimit të cilin e ka thirrur me partitë politike në ora 16:00. Kurti u shpreh se duhet parë se kush do t’i vijë në takim e pastaj tha se “shpresoj” se do të kenë çfarë të thonë. “Tash po shkojmë në mbledhje, së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj se do të kemi çfarë të themi”, tha Kurti para medieve, transmeton Klankosova.tv. Përpara se të nisë takimi ka folur edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, i cili tha se “kur ta kryejmë takimin, ta shohim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 4 orë më parë