Nis shitja e biletave për ndeshjen e basketbollit Kosovë – Irlandë NULL NULL 20.02.2024 12:28 20.02.2024 12:28 Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Irlandë. Sipas FBK-së, çmimi i biletave është 4 euro, ndërsa 2 euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshatit. “Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat”. “Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027”, thuhet në njoftimin e FBK-së, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se shita e biletave do të zgjas deri të enjten në ora 19:00, ku shitja do të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.