Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis seanca e 41-të – A do të bëjnë punë takimet te Osmani?

NULL NULL
03.07.2025 11:25

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 41-në herë për konstituim, proces ky që ka ngecur në zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Takimi i sotëm vjen pas atyre të krerëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.

E para e shtetit të mërkurën nisi një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Takimet e para janë mbajtur me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Siç njoftoi presidenca, “liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Osmani, sipas komunikatës, “u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”.

“Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione”, u tha në komunikatë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.