Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis samiti në Shkup, Kurti prezent – mungon Vuçiq

NULL NULL
01.07.2025 09:59

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut,  në Shkup, ka nisur dita e dytë e samitit ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

Ky samit, i cili ka filluar dje dhe po  vazhdon edhe sot, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit dhe të nxisë iniciativa të përbashkëta brenda kuadrit të tregut të përbashkët rajonal, njofton Klankosova.tv.

Në mesin e pjesëmarrësve janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është prezent.

Ndërkohë edhe liderë të tjerë nga rajoni, e  përfaqësues të institucioneve evropiane dhe partnerë ndërkombëtarë janë të pranishëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.