Nis projekti ndërkufitar për menaxhimin e pellgut të Drinit NULL NULL 16.12.2015 14:38 16.12.2015 14:38 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, po merrë pjesë në konferencën që po mbahet në Tiranë, me rastin e fillimit të projektit “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i resurseve ujore në Pellgun e Drinit”. Agani, në fjalën e tij fillimisht falenderoi Global Environment Facility (GEF), për financimin e projektit, UNDP-në si partner implementues dhe Global Water Partnership (GWP) si partner ekzekutiv i projektit. Ministri i Mjedisit tha se ky projekt paraqet një hap të madh në drejtim të përmbushjes së objektivit të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2011, për ”Promovimin e veprimit të përbashkët për menaxhimin e koordinuar dhe të integruar të resurseve të përbashkëta ujore në pellgun e Drinit”. “Në kontekstin e Pellgut të Drinit, në sektorin e ujërave të zeza, është me rëndësi të përmendim se aktualisht është në proces ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren. Hapa konkret janë shënuar për impiantet në Gjakovë e Pejë, si dhe projekte të tjera për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Kështu, ne presim që zbatimi i suksesshëm i këtyre projekteve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave në Pellgun e Drinit”, tha ministri Agani. Ai shtoi se përkitazi me zhvillimet në sektorin e ujërave në Kosovë, në qershor të këtij viti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Politikat e Qeverisë për Ujëra, ku veç tjerash “Qeveria pranon se mbrojtja e ujit si resurs esencial është prioritet për zhvillimin e menjëhershëm dhe të ardhshëm socio-ekonomik të Kosovës, dhe e deklaron ujin si një ndër prioritetet e saj gjatë dekadës së ardhshme (2015-2025)”, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025