Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
15.07.2020 08:13

Në ora 07:00 ka nisur procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut i cili do të zgjasë deri në ora 21:00.

Ky proces, për shkak të situatës me Covid-19, është organizuar në tri ditë radhazi.

Ditën e hënë votuan personat e prekur nga Covid-19 dhe të izoluarit, ndërsa të martën të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan të sëmurit, personat me aftësi ndryshe dhe të burgosurit.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut të drejtë vote kanë 1 milion e 814 mijë e 263 votues.

Votohet për lista kandidatësh për gjithsej 15 koalicione dhe parti.

Në këto zgjedhje, ka edhe një kandidat shqiptar për kryeministër e ai është Naser Ziberi i Bashkimi Demokratik për Integrim i cili do të votojë në ora 10:00 në fshatin Llaskarcë të Komunës së Sarajit.

Procesin zgjedhor e monitorojnë 2 mijë e 508 vëzhgues vendor dhe 98 ndërkombëtarë të akredituar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje, në Zyrën e Avokatit të Popullit funksionon një linjë telefonike falas ku qytetarët nga ora 7 deri në orën 21, do të mund të denoncojnë shkeljet e të drejtës së votës/KP

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.