Nis nxjerrja e trupave të pajetë të familjes Bllaca NULL NULL 18.02.2020 17:50 18.02.2020 17:50 Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë nisur t’i nxjerrin trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre, ku edhe ka ndodhur rasti tragjik. Trupat e pajetë do të dërgohen për obduksion, njofton Klan Kosova. Në orën 13:00 të ditës së sotme në lagjen “Bujanina” të Gjilanit ka ndodhur një rast i rëndë ku ish-policja Valdete Bllaca ka vrarë me armë zjarri dy prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas ka kryer vetëvrasje.