Nis numërimi mbrapsht – 24 orë na ndajnë prej fillimit të gjigantit televiziv Big Brother VIP Kosova NULL NULL 19.10.2023 21:06 19.10.2023 21:06 A jeni gati? Numërimi mbrapsht ka filluar, veç 24 orë na ndajnë që nga nisja e spektaklit Big Brother VIP Kosova. Nesër mbrëma, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen banorët e rinj. Mbrëmja e ardhshme, e para e tipit ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë vëmendjen pa asnjë dyshim. Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime. Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane. Haradinaj e Mane, pritet t’i japin akoma më shumë gjallëri netëve ‘Prime’, me komentet e tyre jo rrallë herë pikante, si dhe me transparencën që i karakterizon që të dy si personazhe publike. Për të mos zbuluar më shumë detaje, tanimë e dini – nesër duke filluar nga ora 21:00, bëhuni gati për një show maratonik me përplot befasi. Ku tjetër pos në KlanKosova dhe ArtMotion.