Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis mbrëmja e Oscar, “Shok” nis betejën

NULL NULL
29.02.2016 00:33
LOS ANGELES - FEBRUARY 10: Oscars are displayed at "Meet the Oscars", an exhibit featuring the 50 Oscar statuettes that will be presented at the 78th Academy Awards, at Hollywood and Highland on February 10, 2006 in Los Angeles, California. Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Në Los Angeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mesnatën e së dielës edhe Kosova do të jetë emri që do të lakohet nga artistët e mëdhenj të filmit.

Në “Dolby Theatre” në “qytetin e engjëjve”, sonte zhvillohet edicioni i 88’të i Akademisë Amerikane të Filmit apo “Oscars”, nikoqir i së cilës, për herë të dytë me radhë, është komediani Chris Rock.

shok

Oscar’i i 88-të, kësaj radhe është shumë i veçantë për shqiptarët. Një copë nga historia e tyre do t’i prezantohet botës. Dhe jo vetëm botës artistike e filmike.

Mbrëmja e shpërndarjes së çmimeve Oscar, është një ngjarje që tërheqë shumë vëmendje nga të gjitha vendet e botës, e zëri i kosovarëve do të dëgjohet sonte nga 36 milionë shikues, sa mendohet të ketë sivjet.

Filmi “Shok” një projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

“Shok” është filmi i parë kosovar e shqiptar, që ka arritur të marrë një nominim në “Oscar”, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”.

Me nisjen e mbrëmjes Oscar në mesnatë, fillon edhe beteja e filmit “Shok” për të rrëmbyer statuetën e praruar në ar.

Filmi kosovar do të garojë me katër filma të tjerë për ta fituar çmimin e madh. “Ave Maria”, me regji të Basil Khalil, “Day One”, me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Ok” me regji të Patric Vollrath dhe , “Stutterer me regji të Benjamin Cleary, janë katër filmat e tjerë që Akademia i ka nominuar për kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.

Akademia e Filmit “Oscar”, mbahet për çdo vit që nga viti 1929 kur është prezantuar për herë të parë në Hollywood Roosevelt Hotel, dhe që atëherë për çdo vit ka shpërblyer aktorë e aktore, producentë e regjisorë, e është shndërruar në një ndër ngjarjet më të rëndësishme të botës së filmit.

Përgatiti Klan Kosova.

lajme të ngjashme