Nis mbledhjen e parë Kryesia e re e Kuvendit NULL NULL 20.01.2020 11:21 20.01.2020 11:21 Ka nisur sot mbledhja e parë e Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës. Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave, njofton Klan Kosova. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca thirri mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VII. Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar.