Nis gjykimi për të akuzuarin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës NULL NULL 08.01.2025 15:11 08.01.2025 15:11 Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi në mungesë për Altin Hajrin, i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Këtë të mërkurë, SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin, ku ndaj tij i janë ngarkuar veprat penale të rrëmbimit dhe mbajtjes peng me pasojë vdekjen, transmeton klankosova.tv. Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha. Ky i fundit ka pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm dhe, sipas tij, nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as në zhdukjen e trupit të Prengës. Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar që të merret parasysh edhe vendimi i Gjykatës së Lartë, që prishi dënimin me burg përjetë për të. Sipas euronews.al, gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhen edhe dëshmitarë, të cilët kryesisht janë lidhje të afërta të Altin Hajrit. Ky i fundit ka edhe një masë tjetër sigurie për dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Gjykata i ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg”, pasi dyshohet se bisedonte në aplikacionin Sky ECC për favorizime në procese gjyqësore apo dekonspirimin e operacioneve policore.