Nis festivali i filmit “Lumiere” në Lyon të Francës NULL NULL 10.10.2021 21:24 10.10.2021 21:24 Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit “Lumiere” ka filluar të mbahet në Lyon të Francës nga e shtuna. Në hapje të festivalit të pranishëm ishin disa nga më të famshmit francez siç janë Rossy de Palma, Irene Jacob, Costa-Gavras, Alain Chabat, Valeria Golino dhe Paolo Sorentino. Mysafirët do të shpalosin filmat e tyre të parapëlqyer dhe zhvillimet e tyre më të reja. Aktorja Maggie Gyllenhaal ka prezantuar filmin e tij të parë me regji nga ai “The Lost Daughter”, i bazuar në nga novela e Elena Ferrante. Për të e kaluara dhe e tashmja e kinemasë janë të pandashme me njëra-tjetrën. “Unë në një farë forme i kam dhënë vetes një film edukues, për të cilin jam inspiruar nga filmat e vjetër të cilët ishin të këtij lloji”,ka thënë aktorja. Regjisori norvegjez, Joachim Trier, i cili ishte në mesin e të ftuarve për të parë filmat tha se ndjehet shumë i lumtur dhe i kënaqur me tërë organizimin, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Festivali do të zgjas deri më 17 tetor të këtij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Michael Madsen – aktori i filmave “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” 03/07/2025