Nis drama në shtëpi, plas debati mes Nailirit dhe Albës (VIDEO) NULL NULL 18.11.2025 17:53 18.11.2025 17:53 Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është ndezur sërish atmosfera, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Nailirit dhe Albës lidhur me banoren më të re të edicionit. Ishte Nailiri i cili menjëherë i ka dalë në mbrojtje banores së re, Elijonës, përcjell Klankosova.tv. Nga ana tjetër, Alba këmbënguli se nuk kishte për qëllim ta ofendonte, por thjesht theksoi faktin se vajza është shumë e re dhe se kjo mund të ndikojë në mënyrën se si ajo e sheh lojën dhe situatat brenda shtëpisë. Debati ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, të cilët kanë ndjekur me interes përplasjen e dy konkurrentëve.