Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nipi i Jakup Krasniqit: Baca Jakup në burg e bën çajin, Nasimi bukën e të tjerët shërbejnë me rend (VIDEO)

NULL NULL
03.04.2023 15:32
nipi i Jakup Krasniqit
nipi i Jakup Krasniqit

Nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, ka folur në lidhje me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai foli edhe për një anë tjetër të ish-udhëheqësve të UÇK-së në paraburgim në Hagë.

Krasniqi tha se xhaxhai i tij merret me përgatitjen e çajit, Nasim Haradinaj me bukën, ndërkaq të tjerët shërbejnë me rend.

“Në qëndrimin ku janë i kanë edhe punët e ndara, dikush e bën bukën dikush shërben me ndonjë çaj. Në këtë aspekt baca Jakup është edhe më i lehtësuar, për shkak edhe të moshës, ai e maron çajin, për përgatitjen e ushqimit, siç thonë, është Nasimi, të tjerët, varësisht se kush qëllon aty, e shërbejnë çajin”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi tha se është goxha e rëndë kur në të njëjtin burg ndodhen çlirimtarët e luftës dhe ata që kanë bërë gjenocid. Madje ai përmendi edhe një përplasje verbale të Gucatit me Mlladiqin.

“Është goxha e mundimshme dhe e rëndë kur në një burg ndodhen çlirimtarët tonë që e kanë pasur qëllim lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të tjerë që kanë bërë gjenocid. Në vendin ku e shfrytëzojnë të dyja palët, nuk kanë pasur kontakte fizike, por ka ndodhur kur është takuar Hysni Gucati me Mlladiqin dhe janë përplasur me fjalë”, ka shtuar Krasniqi.

Ai theksoi se që katër herë i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke shtuar se për të hyrë brenda kanë kontrolle të rregullta, madje herën e fundit i kontrolluan edhe me qen për shkaqe sigurie.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.