Nipi i ish-kancelarit gjerman Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në KiE NULL NULL 27.06.2025 15:51 27.06.2025 15:51 Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një fjalim të Johannes, nipit të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl. Ai në këtë fjalim të mbajtur në Bundestag, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në KiE, përcjell Klankosova.tv. Ajeti përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar atë, derisa fjalimin e ka konsideruar si të jashtëzakonshëm. “Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundesëehr-it në Kosovë”. “Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 8 minuta më parë