NIN festive: Si në vitet e 90-ta (VIDEO) NULL NULL 01.01.2016 23:50 01.01.2016 23:50 Emisioni Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, për edicionin special të Vitit të Ri 2016, kthen shikuesit kosovarë në retrospektivë të festimit të vitit të ri në mënyrën e dikurshme të viteve të 90-ta. Kur kthehemi prapa në kohë, nëpër mend i sjellim video kasetat e fund-vitit që priteshin me padurim nga të gjitha shtëpitë kosovare. Shtëpi e produksione si Labia e Zico Company, grumbullonin këngëtarët e asaj kohe në një vend, për të realizuar video incizime për festën e vitit të ri. Me shumë këngë e valle të bukura shqipe, me elemente shumë moderne të asaj kohe duke mos i lënë anash asnjëherë motivet popullore, video kasetat ishin senzacioni i kohës. Gjatë tërë vitit, ato dëgjoheshin e ridëgjoheshin nga të gjithë. Salla të dekoruara e shumëngjyrëshe, këngëtarë që sillnin projektet e tyre më të reja muzikore për atë kohë ishin shumë të nevojshme për kosovarët që nuk kishin shumë opsione argëtimi. Ramadan Krasniqi, Afrim Muqiqi, Sinan Vllasaliu, Leonora Jakupi, Mihrije Braha e Naim Abazi, Ganimete Abazi, Ganimete Jashanica, Shkumbin Kryeziu, Edona Llalloshi dhe Nazmije Bajgora, janë ata që e mbushën mbrëmjen me plot hare me këngët e tyre të bukura. Nëse ju ka humbur NIN-i festiv, mund ta shikoni në likun më poshtë: