Nimoni: Faza e parë e reformës në drejtësi, deri në fund të qershorit (VIDEO) NULL NULL 10.05.2023 18:24 10.05.2023 18:24 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për Reformën në Drejtësi. Në këtë takim njoftues, u diskutua për rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndër-institucional, përcjell klankosova.tv. Takimi pati për qëllim të orientojë dhe dakordojë edhe afatet optimale dhe fillimin e punës. Për këtë, më shumë detaje ka dhënë në Info Magazie, shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni. Ai tha se kjo reformë përfshinë tri institucionet kryesore, Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Nimoni u shpreh tutje se ky projekt, është planifikuar të ndodhë në dy faza, derisa përmendi specifikisht muajt në të cilët parashihet të veprohet me grupet punuese. Për më shumë ndiqni videon më poshtë: