Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nimani i Nismës: Do të kemi zgjidhje të shpejtë në përputhje me Kushtetuesen

NULL NULL
05.07.2025 09:36

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Artan Nimani, ka thënë se nuk beson se do të ketë tejkalim të krizës politike pa u arritur nje marrëveshje politike e shkruar.

Në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses, sipas Nimanit, partia e parë e dalë nga zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje, obligohet që të sjellë kompromis dhe konsensus për tejkalimin e krizës.

“I takon Kurtit që të bëjë përpjekje maksimale që ta tejkalojë krizën. Të paktën në opinionin publik nuk është parë që ka pasur përpjekje më aktiv, ndonëse edhe roli i presidentes ka hyrë në lojë dhe besoj që janë krijuar premisat për t’u tejkaluar kriza, në rast se Gjykata Kushtetuese s’merr ndonjë veprim tjetër me kërkesat e partisë së dytë dhe të tretë”, ka thënë Nimani mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Në rast se nuk do të ketë ndonjë masë të caktuar, mendoj se do të kemi një zgjidhje të shpejtë të ngërçit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Data 26 apo 27 është data e fundit që 120 deputetët e parlamentit të mos bëhen shkelës të Kushtetutës”, tha Nimani në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Tash se cili do të jetë veprimi i shkelësve të Kushtetutës, jemi dëshmitarë që kjo Gjykatë Kushtetuese i ka liruar nga detyra dhe i ka dërguar në shtëpi dy presidentë së paku. Fajësia është tek ai që e ka rolin për të ndërtuar institucionin, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.