Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nikoliq: Kosova në UNESCO – vatër e konflikteve

NULL NULL
16.10.2015 13:03

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se shqyrtimi i kërkesës për  pranimin e Kosovës në UNESCO do të kishte ndikim negativ në bisedimet në Bruksel dhe se sipas tij çdo marrëveshje e imponuar do të ishte një vatër e konflikteve të ardhshme.

Këto komente kreu i shtetit serb i bëri në një takim me ambasadorët e huaj në Beograd.

” Paramendoni nëse në vendet tuaja trashëgimia kulturore t`i dorëzohet në duart e dikujt që nuk e ka krijuar atë dhe që në raste të panumërta është përpjekur që ta shkatërrojë”

“Kjo do të  ishte njëlloj sikurse qengjin ta linit në kujdes  të ujkut”, tha ai, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.