Nikaragua akuzon Gjermaninë se po lehtëson aktet e gjenocidit në Gaza NULL NULL 09.04.2024 15:00 09.04.2024 15:00 Protesta para gjykatës në Hagë për Gazën Gjermania të martën hodhi poshtë me forcë një rast të paraqitur nga Nikaragua(shteti më i madh në Amerikën Qendrore) në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara që akuzonte Berlinin për lehtësimin e shkeljeve të Konventës së Gjenevës dhe ligjit ndërkombëtar humanitar duke ofruar armë dhe mbështetje tjetër për Izraelin në sulmin e tij vdekjeprurës në Gaza. “Në momentin që shikojmë nga afër, akuzat e Nikaraguas rrëzohen”, i tha Christian Tams, një anëtar i ekipit ligjor të Gjermanisë, panelit prej 16 gjyqtarësh në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të hënën, Nikaragua u kërkoi gjykatësve të urdhërojnë ndalimin e ndihmës ushtarake gjermane për Izraelin, duke argumentuar se mbështetja e Berlinit mundëson akte gjenocidi dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza, shkruan “Associated Press”, transmeton Klankosova.tv. Kreu i ekipit ligjor të Gjermanisë, Tania von Uslar-Gleichen, tha se pretendimet e Nikaraguas “nuk kanë bazë në fakt apo ligj. Ata varen nga një vlerësim i sjelljes nga Izraeli, jo një palë në këto procese.”