Nigeria pezullon përdorimin e Twitterit për një kohë të pacaktuar NULL NULL 04.06.2021 23:44 04.06.2021 23:44 Qeveria e Nigerisë e ka pezulluar veprimtarinë e Twitterit në këtë shtet “për një kohë të pacaktuar”, ka njoftuar ministri i informacionit atje. Ndalimi është për shkak të “përdorimit të vazhdueshëm të platformës për aktivitete”, thuhet në deklaratë. Twitter ka shkruar se njoftimi që u bë i ditur të premten ishte “thellësisht shqetësues”. Ky vendim vjen disa ditë pasi Twitteri ka fshirë një shkrim presidentit të këtij vendi, Muhammadu Buhari, pasi thuhet se ka thyer rregullat e rrjetit social. Në deklaratën e qeverisë nigeriane nuk përmendet askund vendimi i Twitterit për fshirjen e postimit të presidentit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.