Nicki Minaj e komenton filmin “The Barbie”: Ia keni qëlluar NULL NULL 11.07.2023 10:36 11.07.2023 10:36 nicki minaj Reperja Nicki Minaj i ka quditur adhuruesit e saj me deklaratën e fundit. Ajo rrallë herë jep kritika apo komente për kinematografinë, por kësaj radhe vëmendjen e saj e mori filmi “The Barbie”. Minaj mori pjesë në premierën botërore të filmit në Los Angeles të dielën, dhe pozoi në tapetin e kuq bashkë me aktoren kryesore të filmit, Margot Robbie. Këtë moment 40-vjeçarja e shpërndau në Twitter, duke thënë se Margot ishte e mrekullueshme në aktrim. “I gjithë kasti i filmit ia qëlloi. Bravo do ta shoh sërish filmin, ia keni qëlluar, ka thënë Minaj në Twitter, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.