Nicki Minaj dhe Cardi B përleshen në javën e modës NULL NULL 08/09/2018 08/09/2018 Në javën e modës të Harper’s Bazzar, të premten rivalet Cardi B dhe Nicki Minaj tërheqën për flokësh njëra tjetrën, transmeton Klan Kosova. Përleshja ndodhi gjatë parakalimit në tepihun e kuq. “Ishte e keqe”, tha një burim. “Ato u ndanë nga sigurimi, por Cardi ishte ende duke u përpjekur për të sulmuar. Ajo mori një këpucë të kuqe dhe e hodhi atë në Nickin”. Ndërkohë pas deklaratave të llojllojshme pas incidentit, Cardi B postoi në Instagram: “Unë kam punuar shumë ngadalë dhe kam ardhur shumë larg për të lejuar askënd të F**** me suksesin tim” Marrëdhënia e ndërlikuar mes Cardi B dhe Minaj daton që nga viti 2017 kur ata filluan të gërmonin njëra-tjetrën në këngët e tyre të ndryshme, postimet e mediave sociale dhe intervistat.
Covid-19 S’ka masa të reja, Hoti: COVID-19 po kalohet lehtë, ishte sezon turistik me bashkëatdhetarë (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Katalonja nuk është rast i njëjtë, Spanja duhet ta njohë Kosovën, thotë kryeministri Kurti 21 minuta më parë